Kanceri i buzëve dhe zgavrës së gojës – Kanceri oral


Tek meshkujt ky lloj kanceri shfaqet dy here më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat. Diagnoza e hershme mund të bëhet nëse ju bëni kontrolle të rregullta stomatologjike. Çfarë paraqet?

Ky lloj kanceri mund të shfaqet në sipërfaqen e buzëve, si dhe brenda gojës në pjesën e fytit dhe të bajameve, por zonat në të cilat shfaqet më shpesh janë buzët dhe gjuha. Qelizat kancerogjene formohen nga sipërfaqja e brendshme e gojës, gjuhës dhe buzëve. Ky lloj kanceri shfaqet dy here më shpesh tek meshkujt sesa tek femrat.

Cilat janë simptomat?

Në zgavrën e gojës formohen njolla të bardha dhe të kuqe si dhe plagë. Më pas shfaqen lezione të bardha të quajtura leukoplakia, të cilat mund të paralajmërojnë transformimin malinj.
• Lezioni i kuq-bardhë i quajtur eritoplakia ka rrezik më të lartë të zhvillimit të: Plagëve në buzë dhe në zgavrën e gojë të cilat nuk mund të trajtohen.
• Plagë të cilat rrjedhin shpesh gjak, Humbje e dhëmbit pa arsye.
• Vështirësi gjatë përtypjes.
• Shfaje të gungës apo të një mase kancerogjene në qafë.
• Dhimbje në vesh.

Cilët janë faktorët e rrezikut?

Kanceri mund të shfaqet tek personat të cilët kanë zakone të këqija në jetë. Është mirë të dihet se kjo nuk mund të transmetohet. Hulumtimet kanë treguar se faktorët e përmendur më pashtë, e rrisin rrezikun e shfaqjes së kancerit.
• Pirja e duhanit është një nga fshkaqet kryesore të shfaqjes së kancerit oral. Nëse pini duhan për një periudhë të gjatë kohore dhe me sasi të mëdha, rreziku është akoma më i madh. Kanceri oral, shfaqet tek 90% e duhanpirësve, dhe rreziku rritet nëse pirja e duhanit shoqërohet edhe me alkool.

• Alkooli: kanceri oral shfaqet më shpesh tek ata persona të cilët konsumojnë alkool. Rreziku rritet proporcionalisht me rritjen e konsumit të alkoolit.

• Rrezet e diellit: përveç faktit që shkaktojnë rrezik të kancerit të lëkurës, shkaktojnë edhe kancerin e buzëve. Rreziku bëhet akoma më i madh nëse pini duhan.

• Ekzistenca e historisë familjare të kancerit, të ushqyerit jo siç duhet, gjendja e dobët shëndetësore, dhe kushtet e këqija të jetesës.

• Tek personat të cilët kanë patur kancer të kokës dhe qafës, dhe më pas kanë vazhduar me pirjen e duhanit.

• Rreziku rritet nëse ekzistojnë faktorë të dukshëm, plagë kronike të shkaktuara nga proteza të punuara jo siç duhet, veçanërisht nëse në të njejtën kohë vazhdohet me pirjen e duhanit.

Si diagniostikohet?

Ashtu sikurse tek të gjitha llojet e kancereve, edhe tek kanceri oral, diagnoza e hershme është vendimtare. Vetëm me anë të kontrolleve të rregullta stomatologjike, mund ta diagnostikojmë kancerin oral. Gjatë kontrollit, doktori do ta kontrollojë edhe hapësirën e brendshme të gojës (zgavrën e gojës) , gjuhën, indin e butë, buzët, dhe nëse është e nevojshme do t’ju bëjë biopsi. Me anestezi locale apo të plotë, merret kampion nga goja, dhe me anë të analizave patohistologjike, vërtetohet nëse ekzistojnë qeliza kancerogjene. Nëse vërtetohet prania e qelizave kancerogjene, merren masa për parandalimin e përhapjes së tyre tek organet e tjera. Për këtë arsye, duhet të bëhen ekzaminime të reja. Me qëllim për të planifikuar terapinë, bëhen ekzaminime radiologjike, të tilla si radiografia, tomografia kompjuterike, rezonanca magnetike, kontrolle endoskopike dhe teste laboratorike.

Si trajtohet?

• Trajtimi planifikohet në konsultim me mjekun për vesh, fyt dhe hundë dhe me mjekun onkolog. Përveç operacionit, pacienti mund të duhet ti nënshtrohet edhe kimioterapisë apo radioterapisë. Pas trajtimit, nëse është e nevojshme, pacienti vazhdon trajtimin tek kirurgu plastik, tek mjeku logoped (it ë folurit) dhe nutricionist.
• Operacioni: operacioni është heqja e indeve kancerogjene, dhe nëse është e nevojshme edhe heqjen e indeve përreth, duhet të pastrohen edhe nyjet limfatike. Pas intervenimit, mund të jetë i nevojshëm edhe trajtimi për dhimbjen, për shkak të ndjeshmërisë së dhimbjeve gjatë të ushqyerit. Ënjtja e indeve të buta, mund të zgjasë me javë, dhe gjatë kësaj periudhe duhet të konsumohet ushqim i veçantë. Ekipi i mjekëve, pas operacionit, vendos nëse pacientë do të vazhdojë me radioterapi apo kimioterapi.
• Radioterapia: tek kanceri oral gjatë kontrollit të gojës, aplikohen rreze të larta energjike, direkt tek qelizat kancerogjene, me qëllim për të parandaluar përhapjen e tyre. Doza e radioterapisë, përcaktohet sipas vendit dhe madhësisë së kancerit. Në qendrën për onkologji dhe radioterapi, në ‘Acibadem Sistina’ përdoren pajisjet më bashkëkohore të radioterapisë, me ndihmën e të cilave rritet efikasiteti i terapisë dhe minimizohen efektet anësore. Efektet anësore më të zakonshme janë: tharje e gojës, humbje e dhëmbëve, dhimbje fyti, gjakderdhje dhe dhimbje të indit të butë, plagë në gojë të cilat shërohen me vështirësi, infeksione lokale, ngurtësim në pjesën e nyjeve të nofullave, ndryshime të aromave dhe shijeve, djegie të vogla të lëkurës dhe lodhje. Gjatë periudhës së marrjes së terapisë, duhet të tragohet kujdes përsa i përket higjenës orale të pacientit. Gjatë gjithë kohës së terapisë, dojktori për vesh, hundë dhe fyt, është i disponueshëm në rast se keni nevojë për ndihmë.
• Kimioterapia: gjithashtu e njohur si terapia me ilaçe kundër kancerit, aplikohet me qëllim për të parandaluar përhapjen e qelizave kancerogjene. Në disa raste, aplikohet së bashku me kirurgji dhe radioterapi. Ilaçet të cilat përdoren për kimioterapi, kanë më tepër efekte negative. Edhe pse paraprakisht, mund të ketë ndikim negativ mbi veshkat dhe mëlçinë. Prandaj, kimioterapia nuk rekomandohet tek personat të cilët kanë problem me veshkat dhe mëlçinë. Një tjetër efekt anësor, i cili është i parakohshëm, është humbja e flokëve. Pas terapisë, flokët rriten përsëri. Simptomat e padëshirueshme më të shpeshta janë të përzierat, të vjellat të cilat mund të shoqërohen me humbje të oreksit dhe me lodhje. Pacientët mund të përballen me dobësim paraprak të sistemit imunitar, dhe të bëhen të ndjeshëm ndaj infeksioneve. Për shkak të këtyre arsyeve, trajtimi duhet të zbatohet me kujdes.

Si mund të mbroheni?

• Përmbahuni ndaj konsumit të alkoolit dhe hiqni dorë nga pirja e duhanit.
• Bëni kontrolle të rregullta stomatologjike.
• Mjekoni plagët në pjesën e brendshme të gojës të cilat mund të shkaktohen nga dhëmbët apo nga protezat e dhëmbëve.

NEWS & EVENTS

Rezonanca magnetike 3 Tesla do të sjellë një epokë të re në diagnostikim, Dr. Dushko Mihajlloski

Investimi në aparatin më bashkëkohor për rezonancë magnetike 3 Tesla, është edhe një konfirmim i cili tregon që “Acibadem Sistina” është lider në… Read More

MRI 3 Tesla - Një epokë e re në diagnostikim

MRI 3 Tesla është aparati më bashkëkohor për rezonancë magnetike, i cili gjendet për herë…

Radiokirurgjia e aparatit revolucionar TRILOGY vetëm në "Acibadem Sistina"

Radiokirurgjia është një lloj i terapisë rrezatuese që përdoret për trajtimin e tumoreve,…

TESTIMONIALS

Humanizmi është shenja mbrojtëse për “Acibadem Sistina”

source: Hello Magazin Të gjithë e adhurojnë, i mahniten dhe e duan. Por, kur do ta njoftoni personalisht menjëherë do ta kuptoni se pse. Thjesht j… Read More

Language